Partizani i Tiranës shënon fitore të madhe në udhëtim te Valmiera, kualifikimi vendoset në Shqipëri - NACIONALE

Partizani i Tiranës shënon fitore të madhe në udhëtim te Valmiera, kualifikimi vendoset në Shqipëri

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni i Shqipërisë, Partizani i Tiranës, ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te kampioni i Letonisë, Valmiera, ku ka përmbysur rezultatin për të fituar 2:1, në kuadër rrethit të tretë kualifikues për Ligë të Konferencës.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar nuk e nisi në mënyrën më të mirë takimin, pasi për disa minuta u gjend në disavantazh, por ata u këndellën duke marrë ndeshjen në kontroll dhe në fund dolën me një fitore të madhe shumë të rëndësishme.

Ishte Gustavo Silva, mesfushori i skuadrës letoneze ai që hapi serinë e golave në këtë takim, kur çoi Valmieran në epërsi 1:0 me golin e shënuar në minutën e 27-të.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në 45 minutat e dyta rrjedha e takimit shkoi krejtësisht ndryshe.

Partizani ishte dominuese në këtë pjesë me raste të krijuara e gjithashtu me posedim të topit, ku goli i barazimit erdhi shumë shpejt me sulmuesin Tedi Cara që shënoi për 1:1 në minutën e 58-të, kur u asistua nga Leart Zekolli.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, përkatësisht në minutën e 78-të, në skenë doli sërish Rrapaj që tani në rolin e golashënuesit, ku shënoi golin për fitoren e madhe 2:1.

Deri në përfundim ndryshim në rezultat nuk pati dhe kështu Partizani i Tiranës kthehet në shtëpi e lehtësuar, për të pritur ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 17 gusht, por paraprakisht Kampioni i Superiores do ta ketë një përballje në fundjavë me gjigantin italian, Romën, në një miqësore.

Lajme të ngjashme