Paraqitje e tmerrshme e Manchester Unitedit, merr një barazim në frymën e fundit në udhëtim te Porto - NACIONALE

Paraqitje e tmerrshme e Manchester Unitedit, merr një barazim në frymën e fundit në udhëtim te Porto

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Paraqitjet e tmerrshme të Manchester Unitedit nuk kanë fund. Kësaj radhe rezultat jo të mirë kanë marrë edhe në Ligë të Evropës, duke barazuar 3:3, ndonëse ishin duke fituar 2:0.

Djajtë e kuq po kalojnë periudhë të vështirë, teksa erdhën në këtë përballje pas një humbje të thellë në fundjavë në Premierligë.

Përballja që u zhvillua në Estadio do Dragao në Portugali, ishte pothuajse e barabartë në çdo aspekt.

Manchester Unitedi e filloi shumë më mirë, ku Marcus Rashford shënoi për 1:0 vetëm pas shtatë minutave lojë.

13 minuta më vonë, Rasmus Hojlund, e dyfishoi epërsinë.

Braziliani Pepe shënoi për Porton në minutën e 27-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1, ndërsa Omorodion e barazoi shtatë minuta më vonë.

Me rezultatin 2:2, përfundoi pjesa e parë e takimit.

Në vazhdim, të dy skuadrat shënuan edhe nga një gol.

Ishte fillimisht Omordion, që shënoi golin e dytë personal, duke çuar për herë të parë Porton në epërsi në këtë takim, kur shënoi në minutën e 50-të për 3:2.

Ashtu si në Premierligë, Bruno Fernandes, edhe në këtë përballje mori karton të kuq, kësaj radhe në minutën e 81-të dhe pas dy kartonëve të vedhë.

Por skuadra e Ten Hag nuk hoqi dorë, ndonëse me një lojtar më pak. Ata arritën ta barazonin rezultatin në minutat shtesë, me anë të Harry Maguire.

Përballja përfundoi 3:3, me Djajtë e Kuq që tani kanë dy pikë në fazën e ligës në Ligë të Evropës.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Bilbao fitoi 2:0 ndaj AZ Alkmaar, Besiktas pësoi humbje 3:1 nga Frankfurt, Elfsborg e mposhti Romën 1:0, Twente barazoi me Fenerbahcen, FCSB triumfoi ndaj PAOK, Lyon e turpëroi Rangersin, Bodo Glimt - Union Gilloise dhe Viktoria Plzen - Ludogoretz përfunduan pa gola.

Lajme të ngjashme