“Paqe” mes Liverpoolit e Man Cityt - NACIONALE

“Paqe” mes Liverpoolit e Man Cityt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool dhe Manchester City janë pajtuar me nga një pikë në kryederbin e xhiros së 28-të në Premierligë.

“Reds” ishin më dominues pavarësisht që kishin isa lojtarë të ekipit të dytë shkaku i mungesave, por epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:1.

Liverpool e nisi shumë më mirë duke krijuar disa aksione të shpejta, por që iu mungoi finalizimi. Në fakt, Luis Diaz e ‘tundi’ rrjetën mirëpo që u anulua për pozitë jashtë loje.

Megjithatë, kur askush s’e priste Man City me një skemë të mrekullueshme e befasuan skuadrën vendase. Kevin de Bruyne asistoi për mrekulli te John Stones, që ishte harruar nga mbrojtësit dhe shënoi lehtësisht nga afërsia.

Liverpool kishte raste për ta barazuar përmes Dominik Szoboslzai dhe Diaz, por sërish iu mungoi finalizimi.

Në pjesën e dytë, vendasit e nisën për mrekulli. Portieri Ederson bëri një ndërhyrje të Darwin Nunez, ku gjyqtari pastaj akordoi penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Alexis Mac Allister (50’).

Man City pastaj kishte raste shënimi me Phil Foden e Jeremy Doku, njësoi si Liverpooli me Nunez mirëpo dy portierët bënë pritje fantastike për të mos lejuar befasi.

Liverpool tani bie në pozitën e dytë me 64 pikë, aq sa ka lideri i ri Arsenal por me golaverazh më të mirë derisa Man City zë pozitën e tretë e 63 sosh.

Lajme të ngjashme