Pamje: Zbulohen fjalët e Leo Messit para penalltisë vendimtare në finalen e Botërorit - NACIONALE

Pamje: Zbulohen fjalët e Leo Messit para penalltisë vendimtare në finalen e Botërorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi shikoi drejt qiellit dhe i foli gjyshes së vet të ndjerë, para penalltisë që ia fitoi Argjentinës finalen e Kupës së Botës 2022.

Messi e fitoi Kupën e Botës për herë të parë në tentimin e tij të pestë me Argjentinën, pas fitores kundër Francës me penallti në finalen e Katarit në dhjetor.

Ai e shënoi nga 11-metërshi në penallti dhe para se Gonzalo Montiel ta gjuante penalltinë e pestë dhe të fundit të Argjentinës, Messi shikoi lart dhe e tha një lutje të vogël për gjyshen e vet, Celia Olivera Cuccittini, e cila kishte luajtur rol të rëndësishëm në fëmijërinë e tij para se të vdiste më 1998.

Messi pëshpëriti “Puede ser hoy, abu” – që në shqip nënkupton “mund të ndodh sot, gjyshe”, para se Montiel ta shënonte penalltinë për t’ia fituar Argjentinës Botërorin e tretë në histori.

@jonatanrajoy19 Emocionante y poético relato inglés (subtitulado) del periodista Peter Drury del último penal de Montiel para que Argentina sea campeón del mundo, y sobre el final dedicándole unas palabras a Leo Messi! 👏👏👏 #TodosJuntos ⭐⭐⭐ 🇦🇷 . . #qatar2022 #argentina #seleccionargentina #scaloneta #campeonesdelmundo #messi #leomessi #maradona #worldcup #montiel #scaloni #rosario ♬ sonido original - Jonatan Rajoy

35-vjeçari shpesh feston golat duke i ngritur duart lart dhe duke shikuar drejt qiellit për ta kujtuar gjyshen.

Ishte Celia e cila e bindi një trajner vendor ta lejojë Messin ta luajë kundër fëmijëve të tjerë në rininë e tij, pavarësisht shtatit të shkurtër.

Sot Messi është kampion bote dhe fitues i çdo trofeu të mundshëm në futboll me klubin dhe kombëtaren.

Ai u shpall lojtari më i mirë i Botërorit, ndërsa u mposht për një gol nga Kylian Mbappe për çmimin golashënuesi më i mirë i turneut.

Messi i shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në secilin rreth të Kupës së Botës qëkur këtij turneu iu shtua edhe rrethi i 16 më të mirëve në vitin 1986.

Ai po ashtu u bë lojtari i parë që e fiton Topin e Artë në Botëror dy herë, të cilin e kishte fituar edhe në finalen e humbur kundër Gjermanisë më 2014.

Lajme të ngjashme