Pamje: Ylli i PSG-së festoi fitoren e Interit së bashku me Perisicin në San Siro
Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, festoi së bashku me kroatin Ivan Perisic, kalimin e Interit në finale të Ligës së Kampionëve. Të dy ish-lojtarët e zikaltrëve ishin të pranishëm në zonën VIP për të parë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales Inter – Milan.
Zikaltrit rezervuan vendin e tyre në finale të Ligës së Kampioneve pasi mundi rivalët e qytieti, AC Milan 1:0 të martën mbrëma në San Siro. Hakimi i Paris Saint-Germain u kap nga kamerat në zonën VIP duke brohoritur për ish-klubin e tij. Pas fishkëllimës së fundit, mbrojtësi anësor, i cili kaloi dy sezone me Interin para se të transferohej në Paris, u ngazëllye dhe u pa duke festuar me miqtë dhe familjen e tij.
Perisic i Tottenhamit ishte gjithashtu në të njëjtën tribunë dhe shkëmbeu përshëndetje me Hakimin përpara se të shkonte në vendin e tij.
⚫️🔵 Chi ama non dimentica: anche #Hakimi e #Perisic esultano per l'#Inter. Li rivorreste in nerazzurro ❓ pic.twitter.com/Fi9qIb9Xw7
— calciomercato.it (@calciomercatoit) May 17, 2023
Pasi kaluan një periudhë të dobët në mars dhe në fillim të prillit, Inter ka kthyer formën e tyre nën drejtimin e Simone Inzaghit. Ata janë aktualisht në një seri fitoresh prej pesë ndeshjesh në Serie A dhe janë në garë për një dopietë pasi vulosën vendin e tyre në finalen e Kupës së Italisë duke eliminuar Juventusin.
Interi do të kthehet në aksion kundër kampionëve të Serie A-së, Napolit të dielën, para se të ndeshet me Fiorentinën në finalen e Kupës të mërkurën në mbrëmje. Ndërkohë, Hakimi do të dalë në fushë të dielën me PSG-në në një ndeshje të Ligue 1 kundër Auxerre.
