Pamje: Vajzat e Ronaldos mësojnë të flasin arabisht - NACIONALE

Pamje: Vajzat e Ronaldos mësojnë të flasin arabisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fëmijët e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguezit nuk kanë humbur fare kohë për t’u përshtatur me rrethanat e reja në Arabinë Saudite, pasi kanë filluar të mësojnë dhe të flasin arabisht tashmë.

Bashkëshortja e Ronaldos, Georgina ka shpërndarë disa video në rrjetet sociale ku shihen vajzat e tyre Eva dhe Alana duke kënduar një këngë arabe.

Familja ime, familja ime, e dua nënën time, e dua vëllain tim”, dëgjohen duke kënduar në gjuhën arabe dy vajzat.

Në një video tjetër, Alana shihet duke dëgjuar se si thuhen ditët e javës në gjuhën arabe.

Georgina e bëri tag Ronaldon në videon e postuar në Instagram ku njoftoi se fëmijët e tyre tani mund të këndojnë dhe të flasin arabisht.

Vajzat tona mund të këndojnë arabisht tashmë”, shkroi Georgina.

Ronaldo dhe Georgina kanë pesë fëmijë dhe janë zhvendosur në kryeqytetin sauid Riad, pasi superylli portugez iu bashkua Al Nassrit në ligën elitare arabe.

Ronaldo mbërriti në Riad në janar, pasi nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin saudit.

Që prej mbërritjes në Lindjen e Mesme, Ronaldo dhe familja e tij janë parë duke shëtitur shpesh nëpër Riad dhe duke e shijuar këtë qytet.

Ronaldo ishte pjesë e Manchester Unitedit deri në nëntor, por një intervistë bombastike me Piers Morganin, në të cilën ai e kritikoi klubin dhe trajnerin Erik ten Hag, bëri që ai t’i prishë marrëdhëniet me djajtë e kuq dhe ta shkëpusë kontratë me pajtim dypalësh.

Lajme të ngjashme