Pamje: Usyk është shndërruar në një bishë të vërtetë para luftës me Joshuan - NACIONALE

Pamje: Usyk është shndërruar në një bishë të vërtetë para luftës me Joshuan

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy javë para rimeçit me Anthony Joshuan, Oleksandr Usyk duket të jenë në formë të frikshme fizike.

Boksieri ukrainas, 35-vjeçar, ka kohë që është duke u përgatitur për luftën e 20 gushtit në Arabinë Saudite dhe pamjet që i ka publikuar në rrjetet sociale nga ushtrimet, tregojnë sa shumë është përgatitur ai.

Joshua, 32-vjeçar, do të shpresojë në hakmarrje dhe në rikthim të titujve të botës në pronësi, WBA (Super), IBF dhe WBO, të cilët i humbi në shtatorin e kaluar, pasi pësoi disfatë kundër Usykut në Londër.

Por që prej atëherë, ukrainasi – i cili ka qenë deri vonë një kategori më poshtë, gjysmë të rëndë – është shndërruar në një bishë të vërtetë.

Pesha e tij e re e shtuar mund të jetë një telash shtesë për Anthony Joshuan.

A do t’i rikthejë Joshua në pronësi titujt e botës apo Usyk do ta befasojë sërish?

Anthony Joshua e ka vlerësuar veten si mbreti i rikthimeve, para rimeçit në kategorinë e rëndë kundër Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite më 20 gusht.

Në një konferencën për media pas zyrtarizimit të datës dhe vendit të rimeçit me Usyk, Joshua foli me vetëbesim të plotë në synimin e tij për t’u bërë kampion i botës për herë të tretë.

“Nëse e dini historinë, e dini se unë jam mbreti i rikthimeve”, kishte thënë Joshua.

“Mund të më rrëzosh, por është e vështirë të më mbash në rrëzuar”.

Disfata kundër ukrainasit shtatorin e kaluar ishte e dyta për Joshuan në karrierë dhe e dyta në një luftë ku ai duhej t’i mbronte titujt e botës në kategorinë e rënë.

Në vitin 2019, Andy Ruiz Jr. e tronditi botën duke e mposhtur Joshuan me nokaut teknik në rundin e shtatë, duke ia shkaktuar disfatën e parë në karrierën profesionale britanikut dhe duke ia marrë titujt e botës.

Por nuk vonoi shumë para se Joshua ta fitonte rimeçin kundër meksikanit dhe t’i rikthente titujt e botës.

Por Usyk, për dallim nga Ruiz, është përgatitur tejet shumë për rimeç dhe duket në formë shumë herë më të mirë, që nënkupton se Joshuan e pret një punë shumë më e vështirë për t’i kthyer titujt përsëri.

Lajme të ngjashme