Joshuas i është rikthyer uria por Usyk mund të jetë bërë edhe më i fortë - NACIONALE

Joshuas i është rikthyer uria por Usyk mund të jetë bërë edhe më i fortë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fituesi i rimeçit mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshuas sipas të gjitha gjasave do të vendoset nga ajo se cili boksier i përshtatet më së miri luftës dhe kjo pyetje do të marrë përgjigje kur ata të përballen përsëri më 20 gusht.

Por shenjat e vërejtura para kësaj përballje janë se do ta kemi një luftë tjetër në këtë rimeç, veçanërisht nga Joshua. Para se ish-kampioni i botës të zhvendosej në kamp stërvitor në Arabinë Saudite, ai kishte stërvitur në Loughborough përkrah yllit në rritje Richard Raikporhe.

Riakporhe e ka parë një përkushtim të pazakontë në Joshuan për t’i kthyer në pronësi titujt e botës në kategorinë e rëndë dhe për t’u hakmarrë për disfatën me pikë që e kishte pësuar vitin e kaluar kundër Usykut.

“Nuk mund ta zbuloj planin e lojës sepse do të më masakronin, por një gjë që do t’jua them, ai ka shumë gjallëri dhe një qëllim të madh prapa goditjeve që i hedh tani, ka uri”, tha Riakporhe.

“Shumë njerëz nuk do të mund ta bënin këtë, nëse do të kishin arritur atë që e ka arritur Anthony Joshua deri tani. Ai është i uritur. Ai dëshiron ta krijojë një trashëgimi për vete. Mund ta shoh në sytë e tij, mund ta shoh në gjuhën e tij trupore. I shkruaj mesazhe dhe ai është zgjuar në orën 6 të mëngjesit dhe më dërgon video. Edhe unë i dërgoj video atij”.

Ai shtoi: “Ai do ta bëjë atë. Besoj se ai do ta bëjë”.

Detyra e Joshuas më 20 gusht do të jetë edhe më e vështirë se ajo në shtator kur ata luftuan për herë të parë. Më gjasë Usyk duhet të jetë përmirësuar.

“Përshtatja dhe mësimi që i merr nga loja e parë duhet të konsiderohen në rimeç. Është detyrë e vështirë kundër një kampioni si Usyk”, theksoi ai.

Joshua do të kërkojë t’i rikthejë në pronësi titujt e botës në kategorinë e rëndë në IBF, WBA (super) dhe WBO.

Lajme të ngjashme