Pamje: Tifozët e Barcelonës e fyejnë De Jongun me të arritur në stërvitje
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, me të arrirë në stërvitje me makinën e tij është bërë cak i disa fyerjeve të tifozëve, duke bërtitur në drejtim të tij ‘Ule rrogën ku**ë’.
25-vjeçari po kalon në një kohë të vështirë, me një të ardhme krejtësisht në mjegull, pasi që skuadra e tij aktuale kërkon nga ai uljen e pagës ose shitjen e tij, e ndërsa vet ai nuk e dëshiron një largim të tillë.
Çfarë ndodhi?
De Jong nënshkroi me Barcelonën në vitin 2019, pak muaj para se botën ta kaplonte pandemia Covid-19. Deri në përhapjen masive të virusit ishte gjithçka në rregull, por me përhapjen e gjithë bota e biznesit ishte pothuajse në krize e në këtë mes nuk kishte si të lihej anash edhe futbolli.
Skuadrat u detyruan të mbyllnin stadiumet për tifozët, e cila shkaktoi dëmtim në buxhetin e klubit për shkak se biletat nuk po shiteshin më, dhe kjo gjendje ishte për më shumë se një vit.
.png)
Barcelona ishte një nga skuadrat që Covid-19 e dëmtoi më së shumti, me borxhe të mëdha të mbetura ndaj lojtarëve, nga të cilët kërkoi më vonë në shkurtim page në mënyrë që të kalohet kriza, me shumë lojtarë që e mirëkuptuan klubin.
Një nga ata që ende nuk ka pranuar ulje page është mesfushori holandez, i cili sot u bë cak i disa sulmeve me fjalë fyese ndaj tij. Në drejtim të tij erdhën fjalët në spanjisht që të ulë pagën.
"Ule pagën tënde, Ku**ë"
#FCB🔵🔴
— Diario SPORT (@sport) August 10, 2022
💥 Graves insultos a Frenkie De Jong a su llegada a la Ciutat Esportiva
🗣️ ¡Bájate el sueldo, p****!
📹 @DBR8 pic.twitter.com/Kq8L0SGQKP
Tifozët duket se janë të ndikuar nga raportimet e mediave se Barcelona medoemos ka nevojë që lojtari ta ulë pagën ose ta largojë në mënyrë të jetë e gatshme të regjistrojë lojtarët e rinj që janë afruar në këtë afat kalimtar veror.

Frenkie edhe nuk ka dhënë një deklaratë të qartë publike për të ardhmen e tij, megjithëse është raportuar se ai heziton të largohet nga Barcelona, pavarësisht se rrethanat për momentin janë të çrregullta në Camp Nou.
Barcelonës i duhet të veprojë më shpejtë, pasi që raportimet e fundit nga mediat thonë se nëse katalanasit nuk arrijnë të barazohen financiarisht, nuk do të mund të regjistrojnë futbollistët e rinj dhe si të tillë ata do të kalojnë si lojtarë të lirë në tregun e transferimeve.

