Xavi dhe Joan Laporta tregojnë zhvillimet e fundit lidhur me të ardhmen e Frenkie de Jong - NACIONALE

Xavi dhe Joan Laporta tregojnë zhvillimet e fundit lidhur me të ardhmen e Frenkie de Jong

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe trajneri Xavi Hernandez thonë se mesfushori Frenkie de Jong mund të qëndrojë në "Camp Nou".

Holandezi ka qenë që disa muaj i lidhur me largimin nga gjiganti katalunas para se të nis edicioni 2022/23.

Dyshja e Premierligës, Manchester United dhe Chelsea janë në negociata për ta bindur 25-vjecarin, që vazhdon t'i jep prioritet qëndrimit te Barcelona.

Chelsea raportohet që është duke prirë garën me Manchester Unitedin që tani ka nisur të lodhët nga përpjekjet e shumta për ta bindur për kalimin në "Old Trafford".

Ndërsa, përfaqësuesit e De Jong kanë negociuar me Barcelonën që nga qershori për borxhin që ia kanë lojtarit, që është hiq më pak se 14 milionë euro.

Nëse De Jong pranon ofertën e re me zbritje pagës, ai pritet të vazhdojë te Barcelona. Laporta dhe Xavi gjithashtu kanë bërë të ditur se lojtari e ka "derën e hapur" për qëndrimin te fanella blaugranase.

"Frenkie është lojtari ynë dhe ne duam që ai të qëndrojë te Barcelona, ai dëshiron gjithashtu".

"Me të dhe bashkëlojtarët e tij, kemi një mesfushë të fuqishme. Ai ka ofertë, por ne duam që ai të qëndrojë", deklaroi Laporta.

Ndërkohë, tekniku spanjoll deklaroi se ka besim tek lojtari mirëpo nuk e di se çfarë do të ndodh deri në përfundimin e afatit kalimtar.

"Nuk e di se çfarë do të ndodh me Frenkie pasi deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodh".

"Ai e di se çfarë unë dhe klubi mendojmë dhe na nevojitet. Sigurisht, kam besim tek ai. Është lojtar i mirë".

Ndërkohë, tani raportohet për një marrëveshje të trefishtë mes tre klubeve Barcelona, PSG dhe Man City, që parasheh një kalim te De Jong në Francë, Marco Verratit në Angli dhe Bernardo Silvas në Spanjë.

Lajme të ngjashme