Pamje: Tensione te Interi në prag të ndeshjes vendimtare, përplasen Brozovic dhe Onana
Interi është në prag të ndeshjes vendimtare, ku nesër takohet me Benficën për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë në përgatitjen e kësaj ndeshje, pasi në stërvitjen e fundit pati tensione, me Andre Onana dhe Marcelo Brozovic që patën një përplasje.
Me të filluar stërvitja, Onana dhe Brozovic u përplasen me njëri-tjetrin dhe u nevojitën lojtarë të tjerë të hynin në mes t’i ndanin.
Mediat kishin të drejtë qëndrimi për fillimin e stërvitjes dhe e gjithë ngjarja u kap nga kamerat. Portieri nga Kameruni po ndiqte një pasim që ishte në drejtim të Brozos, me të dy lojtarët që u ndeshën në fund, me kroatin që u pa i zemëruar dhe i bërtiti portierit, për të pasur pastaj një nxehje gjakrash nga të dy lojtarët.
#Inter, scintille #Onana-#Brozovic in allenamento, entrata dura di Onana su Brozovic nel torello, reazione del croato e si riscaldano gli animi intervengono D’Ambrosio e Lukaku a fare da pacieri
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) April 18, 2023
👉 @ivanfcardia pic.twitter.com/hFDjCOQLFA
Danilo D’Ambrosio dhe Romelu Lukaku ishin ata që reaguan të parët që të mos eskalonte situata dhe kështu ndodhi.
Problemet për Interin nuk po kanë fund, pas një sezoni pothuajse të dështuar në kampionatin italian, tani Liga e Kampionëve është shpresa e vetme për të shpëtuar sezonin.
Zikaltrit udhëheqin nga ndeshja e parë 2:0 e zhvilluar në Portugali dhe nesër do t’i mjaftonte çdo barazim apo humbje minimale prej një goli disavantazh për të kaluar në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane.
