Pamje: “Të lutem mos shko” – Grealish i lutet Silvas që të mos largohet nga Manchester City gjatë festës së tripletës - NACIONALE

Pamje: “Të lutem mos shko” – Grealish i lutet Silvas që të mos largohet nga Manchester City gjatë festës së tripletës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish, ka prodhuar momente qesharake pafund në festën e tripletës, me pamjet e fundit që tregojnë atë duke iu lutur Bernardo Silvas që të mos largohet, ndërsa Paris Saint-Germain është në kërkim të vazhdueshëm të portugezit.

Pasi mposhtën Interin në finalen e Ligës së Kampionëve për të kompletuar një tripletë historike, qytetarët vazhduan festimet e tyre pasi u rikthyen në Mançester nga Stambolli. Megjithatë, gjatë festimeve në autobusin e Cityt, Grealish i zhveshur u pa duke i kënduar Bernardos "Të lutem mos shko" me duar të mbledhura, pasi portugezi aktualisht po lidhet me një kalim te kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Pavarësisht se ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, Bernardo hezitoi të angazhohej për të ardhmen e tij në City pas finales së Ligës së Kampionëve dhe këmbënguli se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të nisë një sfidë të re apo jo.

PSG dëshiron të zëvendësojë Lionel Messin me Bernardo, i cili ka qenë një nga lojtarët kyç në skuadrën e Pep Guardiolës te City ku ka kontribuar me 55 gola dhe 59 asistime në 306 paraqitje që kur u transferua nga AS Monaco në vitin 2017. Për më tepër, me Kylian Mbappe gjithashtu ‘në zjarr’ për t'u larguar nga Parku i Princave në afatin e ardhshëm të transferimeve, përpjekjet për të marrë anësorin mund të bëhen më intensive.

Lajme të ngjashme