Man City e kompleton tripletën, e mund Interin dhe fiton Ligën e Kampionëve
Manchester City ka kompletuar tripletën pasi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori duke mposhtur në finale Interin.
Derbi në Stamboll ishte interesant nga minuta e parë, me “Qytetarët” që iu gëzuan fitores me rezultat minimal 1:0.
Man City e nisi në mënyrë fantastike me Erling Haaland që rrezikoi me një goditje nga distanca, por Andre Onana arriti ta devijojë.
Pas kësaj, Inter filloi të ndërtonte disa kundërzbritje por larg finalizimit.
Situata për kampionin e Anglisë u vështirësua pasi Kevin de Bruyne u detyrua të largohet nga fusha shkaku i një lëndimi muskulor.

Meqenëse asnjëra skuadër nuk i konkretizoi më rastet, epilogu i kësaj pjese doli të jetë 0:0.
Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez përfitoi nga një gabim në mbrojtje por që s’ia doli ta dërgojë topin brenda rrjetës.
Kur nuk u priste, Man City ndërtoi një aksion të mrekullueshëm ku Bernardo Silva asistoi për mrekulli te Rodri, i cili me një goditje fantastike e mposhti Onanan për të kaluar në epërsi (68’).
Qysh në aksionin tjetër, Inter pati rastin ta barazojë rezultatin me DiMarcon mirëpo Romelu Lukaku e shpëtoi klubin anglez duke ia devijuar topin bashkëlojtarit.
Lukaku kishte edhe një tjetër rast të artë por dështoi sërish nga vetëm tre metra distancë.
ROMELU LUKAKU CANNOT CONVERT AN OPEN GOAL CHANCE! 😬🤯pic.twitter.com/F5dhGIQ9Ib
— Pubity Sport (@pubitysport) June 10, 2023
City vazhdoi ta mbante posedimin deri në momentet e fundit për ta siguruar fitoren dhe njëkohësisht duke u bërë skuadra e dytë angleze që e fiton tripleten.
Në anën tjetër, Interi e mbyll këtë edicion me një trofe, atë të Kupës së Italisë.