Pamje: Szczesny bën gafë qesharake, Juventus kalon në disavantazh kundër Atalantas
Wojciech Szczesny ka bërë një gafë të rëndë që në fillim të ndeshjes, e cila ia mundësoi Atalantas që të kalojë në epërsi në "Allianz Stadium" me rezultat 0:1. Për Juventusin ndeshja nisi mjaft keq.
Pas pesë minutave lojë të zhvilluara, Juventus shumë shpejt gjeti golin e disavantazhit. Skuadra e Allegrit u "tradhtua" nga portieri i vet, Szczesny.
Përfaqësuesi polak në minutën e 5-të reagoi mjaft dobët ndaj një goditje të lehtë të Lookman. Kësisoj, në vend se ta priste topin, Szczesnyt i kaloi ai në mesin e duarve, duke përfunduar kështu në katërkëndshin e portës.
Disavantazh që i ndërlikon gjërat për ekipin juventin, i cili edhe ashtu vjen nga një javë tej mase e ndërlikuar, me zhvillime jashtë fushës së blertë.
Juventus para dy ditësh mori një goditje të rëndë nga Gjyqësori italian sportiv. “Zonja e Vjetër” është dënuar me një penalizim prej -15 pikëve. Klubi ka të drejtë që ta bëjë një ankimimin pas pak ditësh. Të gjitha klubet tjera janë shpallur të pafajshme në këtë procesor hetimor.

Të gjitha klubet tjera që ishin në këtë proces gjyqësor janë shpallur të pafajshme. Pra, vetëm drejtuesit e Juventusit janë sanksionuar nga Tribunali Federal Sportiv. Një seancë gjyqësore që po vlerësohet si shokuese në mediet italiane.
Pas disa ditësh nga sot do të bëhen publike të gjitha arsyetimet e gjyqësorit sportiv italian që kanë shtyrë që të merrej një vendim kaq drastik.
Ndërkaq, edhe Juventus do ta përdorë shkallën e ankimimit për të kërkuar që të zbutet dënimi në fjalë dhe të rishqyrtohet në tërësi. Një aktvendim të tillë drejtuesit e klubit torinez e quajtën të ekzagjeruar.
