Pamje: Ronaldo paraqitet me shpatë në dorë dhe veshje tradicionale saudite - NACIONALE

Pamje: Ronaldo paraqitet me shpatë në dorë dhe veshje tradicionale saudite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, së fundmi është bërë pjesë e një video promovuese nga Al Nassr, ku ai shihet duke mbajtur një shpatë në dorë, teksa ka të veshur fustanin tradicional saudit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte ndër lojtarët e parë nga yjet që u nisën për në Lindjen e Mesme në vitin 2023. Ai e bëri këtë lëvizje pasi u lirua nga kontrata e tij me gjigantët e Premierligës, Manchester United dhe luajti në Kupën e Botës 2022 me Portugalinë.

Cristiano Ronaldo Al-Nassr 2023-24

Ronaldo ka folur rregullisht për Ligën Pro Saudite – duke bërë kështu që atij t’i bashkohen lojtarë si Karim Benzema, Sadio Mane, Riyad Mahrez, N'Golo Kante dhe Fabinho – dhe portugezi është përshtatur shpejt jashtë fushës.

Football stars flock to Saudi Arabian league

Ronaldo e ka theksuar më tej këtë fakt duke u shfaqur në një video së bashku me Mane, Marcelo Brozovic, Alex Telles dhe Talisca në të cilën ai shfaqet me një veshje tradicionale bardh dhe zi teksa mbante një shpatë në dorë. Videoja në fjalë – e cila është publikuar para festës kombëtare të Arabisë Saudite – është etiketuar: “Të gjithë së bashku. Për një flamur. Ne ëndërrojmë dhe arrijmë”.

Ronaldo, i cili tani është 38 vjeç, ka qenë në formë të mirë këtë sezon – duke shënuar 13 gola në po aq paraqitje. Ai e ka ndihmuar Al Nassrin për të fituar titullin në Kupën e Kampionëve për Klube Arabe, duke marrë Këpucën e Artë dhe ka kaluar në 123 gola për Portugalinë përmes 201 paraqitjeve për vendin e tij.

Lajme të ngjashme