Pamje: Ronaldo e hap serinë e golave për sezonin 2023/24 me një realizim të bukur me kokë
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e parë për sezonin e ri 2023/24. 38-vjeçari shënoi gol të bukur me kokë për ta kthyer epërsinë e skuadrës së tij në 2:1, në fund për të fituar me rezultat 4:1, në kuadër të Kupës së Kampionëve të klubeve të Arabisë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte startues kësaj radhe në ndeshjen e skuadrës së tij në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe të hënën. Ai ndihmoi klubin e tij në Lindjen e Mesme për një fitore të rehatshme 4:1 ndaj ekipit tunizian Monastir. Ronaldo e vendosi Al Nassrin sërish në epërsi, pasi kishte parë rezultatin e barazuar në 1:1, kur u ngrit në ajër në minutën e 74-të. Portugezit iu dha shumë kohë dhe hapësirë në shtyllën e pasme, duke e lejuar atë të shënonte gol të bukur me kokë, kështu duke u bërë lojtari që ka shënuar më së shumti gola me kokë në ndeshje zyrtare.
Ronaldooooooo pic.twitter.com/rab2wPkZAQ
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) July 31, 2023
Ronaldo shënoi 14 gola në 19 paraqitje për Al Nassr sezonin e kaluar – pasi iu bashkua atyre si lojtar i lirë pas lirimit nga Manchester United – dhe do të jetë i etur për të marrë në duart e tij trofe këtë herë pasi u la bosh në sezonin e tij debutues.
Ronaldos i janë bashkuar në Lindjen e Mesme këtë verë një numër emrash të tjerë të njohur – duke përfshirë Karim Benzema, Marcelo Brozovic dhe Roberto Firmino – me ish-mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho , i fundit që ka bërë një lëvizje në Arabinë Saudite.
