Pas Benzemas dhe Kantes, Al Ittihad transferon edhe yllin brazilian Fabinhon
Skuadra nga Liga Pro Saudite, Al Ittihad, ka bërë një tjetër goditje të madhe në këtë afat kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e Fabinhos nga Liverpooli për afër 50 milionë euro.
Braziliani bëhet mesfushori i dytë nga Liverpool që i bashkohet një klubi në Arabinë Saudite brenda pak ditësh, pas kalimit të Jordan Henderson në Al Ettifaq.
Klubi njoftoi marrëveshjen të hënën në mbrëmje me një video të titulluar 'Tigrat lejohen të kalojnë', përpara se të pasonin fotot zyrtare të lojtarit me klubin e ri, së bashku me mbishkrimin: "Mirë se erdhe Fabinho në fortesën e tigrave". 29-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.
Tigers are permitted to pass 🐅
— Ittihad Club (@ittihad_en) July 31, 2023
pic.twitter.com/kSjYGfZiiJ
Videoja e njoftimit i referohej një problemi të përfolur në marrëveshje, që përfshinte shqetësimin e Fabinhos për qentë e tij. Fillimisht u pretendua se lojtari kundërshtoi rregullat në Arabinë Saudite që ndalonin 'qentë e rrezikshëm dhe agresivë' pasi ai zotëronte dy ‘bulldogë’, megjithëse histori të tilla dolën të pabaza.
Welcome Fabinho 🐅 pic.twitter.com/JFaG2xdZts
— Ittihad Club (@ittihad_en) July 31, 2023
29-vjeçari i bashkohet yjeve të tjerë si Karim Benzema dhe N'Golo Kante për t'u transferuar te Al Ittihad këtë verë, në mes të shpenzimeve të mëdha të Ligës Saudite Pro për të tërhequr emra kryesorë nga futbolli evropian.
Fabinho postoi një lamtumirë emocionale me Liverpool në rrjetet sociale. Ai shkroi: "Sot po largohem nga shtëpia ime. Kanë kaluar pesë vjet që kam veshur këtë fanellë dhe gjithmonë me nderin dhe lumturinë më të madhe të mundshme. Që nga dita e parë në Liverpool, jam përqafuar nga të gjithë. Ajo që pashë brenda këtij klubi, marrëdhënia mes njerëzve atje, më bëri të ndihem si familje. Në këto pesë vjet, u rrita si lojtar, si burrë, bëra ëndrra realitet… Me atë fanellë, fitova çdo titull që një lojtar mund të ëndërrojë. Premierligën, Ligën e Kampionëve, FA Kupën, Carabao Kupën. E them këtë me një zemër plot gëzim: Unë e dua këtë klub. Faleminderit, ‘Reds’, për gjithçka që kemi përjetuar së bashku. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm."
Today I leave my home. It's been five years wearing this jersey and always with the greatest honor and happiness possible. Since day one at Liverpool, I've been embraced by everyone. What I saw inside this club, the relationship between the people there, made me feel like family.… pic.twitter.com/r2c7dOwKqV
— Fabinho (@_fabinhotavares) July 31, 2023
