Pamje: Ronaldo bën sexhde në fushë, pasi golit të fitores
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, shënoi gol të rëndësishëm për skuadrën e tij Al Nassr, por ajo që ishte më interesante ishte forma e festës me 38-vjeçari që bëri sexhde në fushë.
Al Nassr përmbysi rezultatin ndaj Al Shabab, për të marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 3:2, për të qëndruar në garë për titullin kampion, Al Ittihad.
Ronaldo shënoi gol të jashtëzakonshëm në minutën e 59-të, që doli të ishte ai i fitores, teksa u ul në tokë për të bërë sexhde, me kërkesë edhe të bashkëlojtarëve të tij.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) May 23, 2023
Fituesi i pesë herë Topit të Artë ka pasur ndikim të madh në skuadrën e tij të re, duke shënuar 14 gola në 15 paraqitje në ligë, me Al Nassr që gjendet tre pikë prapa liderit me dy ndeshje të mbetura deri në fund.
