Pamje: Pritje e ngrohtë për Suarezin në skuadrën e fëmijërisë
Luis Suarez është pritur ngrohtë nga tifozët e Nacional, prej momentit kur arriti në aeroportin e Monteviedos, këtë të diele. Mijëra tifozë e prisnin atë, ku pastaj e përcollën në stadiumin ‘Parque Central’ ku u prezantua si lojtari më i ri i kësaj skuadre.
Sulmuesi uruguaian u largua nga Atletico Madrid pasi që kontrata e tij mbaroi në fund të sezonit.
Suarez filloi karrierën si profesionist në Nacional në vitin 2005, pasi kishte kaluar katër vite në gjeneratat e reja në këtë skuadër, por shumë shpejt arriti të depërtoj në Evropë. Pas një viti nënshkroi me Groningen të Holandës ku menjëherë pas një viti ra në sy të gjigandit, Ajax.
Në Ajax ai bëri jehonë, duke u shndërruar në lojtar shumë të kërkuar dhe në 2011 kaloi në Liverpool, e pastaj për të vazhduar në Barcelonë dhe së fundmi në Atletico Madrid.
Video nga pritja e ngrohtë e tifozëve
Pasi bëri rikthimin pas 16 vitesh, Suarez u prit nga mijëra tifozë në aeroportin ndërkombëtar të Uruguait, të cilët e kishin idhull. Ai ishte i detyruar të kalonte nëpërmjet fansave përpara se të arrinte në stadium.
Në arritjen në Parque Central, ai gjeti stadiumin të mbushur, me afër 50 mijë tifozë duke e pritur me brohoritje dhe flakadanë.
Luis Suarez was given a hero's welcome upon his return to Nacional 👏 pic.twitter.com/DLVd9knURs
— ESPN FC (@ESPNFC) August 2, 2022
“Dua t’iu falënderojë juve, sepse jam këtu për ju dhe sepse dua të jem këtu. Nuk do të jem i lumtur askund tjetër si këtu. Tani dua te kthejë këtë dashuri tuajën në fushë me bashkëlojtarët. Erdha këtu se dëshiroj të fitojë. Do të luftojmë për të gjithë trofetë.
Jam i bindur se nëse i bëjmë gjërat si duhet, mund të fitojmë të gjitha trofetë e mundshëm, përfshirë edhe Kupën e Amerikës së Jugut. Ne duhet të fokusohemi në futboll dhe të kënaqemi duke luajtur”, tha Suarez në prezantimin e tij.
La espera en casa 🏟
— Nacional (@Nacional) July 31, 2022
¡Dale @luissuarez9! 🤯#SuárezEnNacional #ElClubGigante @AntelDeTodos pic.twitter.com/KcTsPEk9xW
Debutimi i dytë në karrierë i Suarezit për Nacional
Suarez debutoi me skuadrën e re, por nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke humbur në shtëpi me rezultat 1:0 kundër skuadrës braziliane, Atletico Goianiense, në ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Amerikës së Jugut. El Pistolero pati debutim për t’u harruar, pasi që kishte paraqitje tejet të dobët individualisht.
.jpg)
Ish-ylli i Barcelonës, u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes, dhe e vetmja gjë pozitive në ndeshje ishte një pasim te bashkëlojtari i tij Juan Ignacio Ramirez, i cili dështoi të shënojë ku goditi shtyllën.
Ndeshja e kthimit të çerekfinales në Kupën e Amerikës së Jugut luhet të martën e ardhshme në Goiania, dhe sulmuesi uruguaian pritet që të jetë titullar.
