Zyrtare: Nacional konfirmon rikthimin e bujshëm të Luis Suarez
Klubi i tij i zemrës, Nacional, bëri çmos që ta rikthejë në skuadër. Luis Suarez pranoi ofertën. Nga këtu merr formë një fabul e bukur.
Te Nacional luajti për tre vite. Luis Suarez nga 2003 deri në 2006 ishte pjesë e skuadrës uruguajase, para se të transferohej në kontinentin evropian, për ta vazhduar një karrierë profesioniste tejet në nivel të lartë.
La ilusión de todos, el amor por los colores y la alegría de volver a verte con la camiseta más linda del mundo 💙🤍❤️
— Nacional (@Nacional) July 27, 2022
¡Felices de tenerte en casa! @LuisSuarez9 #ElClubGigante pic.twitter.com/KpH9qK1nVl
Megjithatë, nganjëherë storiet e bukur rikthehen. E tillë është ajo mes Nacional dhe Suarez, që u bashkuan sërish, për ta vazhduar një rrugëtimin e lënë në gjysmë dy dekada më parë.
Padyshim se i gjithë vendi (Uruguaji) është në delir gjatë këtyre ditëve për vendimin që ka marrë Suarez, i cili vendosi të refuzojë oferta të ndryshme nga klube si Fenerbahçe dhe Monza, për t'u kthyer te klubi i tij i fëmijërisë: Nacional.
Krenaria e të luajturit për Nacional
Sulmuesi 35-vjeç nuk e ka fshehur assesi ngazëllimin që i është bashkuar sërish Nacionalit. Ai përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar të rrjetit social Twitter, e parapriu zyrtarizimin e transferimit të tij nga vetë klubi.
"Tani po, është zyrtare. Krenari të rikthehem ta veshi fanellën time të Nacional", ka shkruar Suarez.
Ahora sí,OFICIALMENTE! #SUAREZENNACIONAL! ❤️🤍💙
— Luis Suarez (@LuisSuarez9) July 27, 2022
Un orgullo volver a vestir mi camiseta en @Nacional ! Gracias a todos por el apoyo! NOS VEMOS PRONTO. 🙌🙌 pic.twitter.com/DRvuf44W8G
Ishte e pamundur që edhe në pak rreshta të mos i harronte tifozët e klubit uruguajas, të cilët nuk kanë kursyer çdo gjë për të dalë dhe festuar rikthimin e yllit të tyre.
"I falënderoj të gjithë për përkrahjen. Shihemi së shpejti", ka shkruar Suarez.
Një karrierë si fitues
Edhe pse vitet e fundit në La Liga me Barcelonën dhe Atletico Madridin nuk shkuan në formën më të përsosur të mundshme, me ç'rast Suarez ankohej për një trajtim jo shumë të mirëfilltë, prapëseprapë ai ndër vite ka fituar shumëçka në ligat më të rëndësishme evropiane si Premierligë dhe La Liga, pa futur këtu në ekuacion edhe Eredivisie.
Ai gjithësejt ka fituar pesë tituj kampionë në La Liga, një Kupë në Holandë, një Kupë të Ligës në Angli, katër Kupa të Ligës në Spanjë, dy Superkupa në Spanjë , një trofe të Ligës së Kampionëve, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë të Botës për klube.
Përgjithësisht, ai gëzon shifra mbresëlënëse, ku në 730 paraqitje deri më tani, ka shënuar 452 gola, duke u bërë kështu si njëri prej qendërsulmuesve më të spikatur për shumë vite.

