Agjenti i Suarez: Dëshiron të luajë në Itali, ka pranuar ofertë nga Monza
E ardhmja e Luis Suarez është e paqartë. Monza e udhëhequr nga Berlusconi dhe Galliani e ka vënë në shënjestër.
Sulmuesi urugajas, Luis Suarez, vazhdon të jetë futbollist i lirë. Deri më tani asnjë klub nuk ka arritur marrëveshje me të.
Monza po e vëzhgon me vëmendje situatën rreth Suarezit. Gjatë ditëve të shkuara, njëri prej ekspertëve të transferimit të lojtarëve, Alfredo Pedullà, raportoi se Galliani e kishte telefonuar personalisht Suarezin.
Pak ditë më vonë, vetë Galliani nuk e mohoi një gjë të tillë, duke lënë qartësisht të nënkuptohej se lajmi i plasuar në televizionin italian ishte i vërtetë.
Monza me ofertë për Suarez
Para një viti Suarez i ishte nënshtruar testit të gjuhës italiane, pasi ishte shumë afër ta realizonte kalimin te Juventus. Diçka e tillë më vonë nuk ndodhi.
Sidoqoftë, dëshirën për të luajtur në Itali ai akoma vazhdon ta ketë. Për më tepër, vetë agjenti i lojtarit, Marco Kirdemir, në një prononcim për "AS", pranoi se kanë pranuar ofertë nga Monza.
"Vazhdimisht jam në kontakt me Suarez dhe e di se çfarë oferta janë duke i ardhë. Fenerbahçe e ka kontaktuar drejtpërdrejt. I kanë ofruar 6 milionë euro, por Suarez ka refuzuar.
"Dëshiron të luajë në Itali. I janë paraqitur dy oferta. Njëra është nga Monza, në vlerë prej 4 milionë eurosh", deklaroi ai.
Suarez vjen nga një sezoon i dobët
Suarez pati shumë probleme me Atletico Madridin gjkatë sezonit të fundit. Raporti me trajnerin Simeone dhe bashkëlojtarët nuk ishte sikur më herët. Edhe minutazhi i tij në ndeshjet e mëdha që luajti skuadra, mungoi.
Në tërësi, ai arriti prapë të shënojë një numër jo edhe minimal golash, gjithsejt 13, duke kontribuar edhe me 3 asiste tjera, në 45 paraqitje sa zhvilloi me fanellën e "Colchoneros", duke i llogaritur këtu të gjitha kompeticionet.
Gjatë viteve të fundit ai ka luajtur gjithnjë në kampionate me nivel të lartë, si në Premierligë dhe La Liga, me klube po ashtu që kanë një vlerë të çmuar, siç janë Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Suarez do të kërkojë t'i lë prapa vetes vështirësitë në të cilat kaloi gjatë periudhës së fundit, për t'i hapur një mundësi të re vetes. Italia duket destinacioni i tij i mundshëm. Kushedi, Monza ndoshta do të jetë edhe sfida e tij e re.
