Pamje: Portugali spektakolare, me dy gola të shpejtë rikthen epërsinë ndaj Ganës
Portugalia ka reaguar mjaft shpejt pas barazimit të rezultatit nga Gana, duke gjetur dy gola brenda një harku të shkurtër kohor për epërsinë 3:1.
Fillimisht ishte Felix ai që në minutën e 78-të pranoi një top të mirë nga Fernandes dhe para portës u tregua gjakftohtë, duke shënuar për 2:1.
Vetëm dy minuta më vonë në skenë doli ylli i Milanit, Leao, i cili finalizoi me gol asistin e dytë në ndeshje që regjistroi Fernandes.