Pamje: Portieri i Prishtinës shënon nga porta në portë kundër skuadrës bullgare - NACIONALE

Pamje: Portieri i Prishtinës shënon nga porta në portë kundër skuadrës bullgare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina, po kryen përgatitjet e fundit para rifillimit të sezonit në Antalya të Turqisë, ku në vazhdën e stërvitjeve kanë zhvilluar edhe disa miqësore. Një nga ato ndeshje u zhvillua sot, që përfundoi me fitore, por ishte goli nga porta në portë nga portieri Ardit Nika që la mbresa më shumë.

Për Prishtinën kjo ishte dita e 14-të në Turqi, ku zhvilloi ndeshjen ndaj skuadrës bullgare, Lokomotiv Plovdiv, të cilën e mposhti me rezultat 3:1. Dy gola shënoi mesfushori, Endrit Krasniqi, ndërsa befasia më e këndshme ishte goli i epërsisë nga Ardit Nika.

Zhvillohej minuta e 19-të e pjesës së parë, kur nga një top i kthyer prapa, Nika, largoi me aq fuqi sa pati, i cili përfundoi prapa krahëve të portierit bullgar, për rezultatin 1:0.

Prishtina e Munishit do të përfundojë përgatitjet në Turqi dhe do të kthehet në Kosovë, për të vazhduar kampionatin në pjesën e mbetur, ku momentalisht janë në pozitën e tretë në tabelë me pikë të barabarta me Gjilanin e vendit të katërt dhe 11 pikë më pak se dy skuadrat e kreut, Drita e Ballkani.

Lajme të ngjashme