Pamje: Portieri i Cityt Ederson tallet me tifozët e Arsenalit, i quan qaramanë - NACIONALE

Pamje: Portieri i Cityt Ederson tallet me tifozët e Arsenalit, i quan qaramanë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester City Ederson i ka thumbuar tifozët e Arsenalit duke iu drejtuar me gjestin e qaramanit gjatë fitores shkatërruese 4:1 të mërkurën në Etihad Stadium.

Skuadra e Pep Guardiolës fitoi falë dy golave nga Kevin De Bruyne nga një të Erling Haaland dhe John Stones dhe tani është vetëm dy pikë mbrapa Arsenalit me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Pasi Haalandi e shënoi golin e katërt në kohën shtesë, Ederson u pa duke i tallur tifozët vizitorë duke e bërë gjestin e qaramanit me duart në sy. Ai i fërkoi sytë me duart për të lënë të kuptohet se tifozët topçinj po qanin nga mizëria e lojtarëve të vet.

Tifozët e Cityt e nxitën portierin e tyre brazilian për ta thumbuar edhe më shumë kundërshtarin dhe ai me kënaqësi e pranoi.

Në fund të ndeshjes, Ederson iu bashkua shokëve të skuadrës në festën e madhe me tifozët për këtë fitore vendimtare në garë për titull në Premierligë.

Cityt i kanë mbetur edhe shtatë ndeshje, duke nisur nga ajo në udhëtim kundër Fulhamit të dielën, pastaj në shtëpi kundër West Hamit dhe Leeds Unitedit.

City është në rrugë të mirë për ta fituar tripletën, Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup, dhe Guardiola thotë se përvoja e lojtarëve të tij që e dinë e çfarë nevojitet për të fituar në fazën finale të sezonit po del të jetë vendimtare.

Lajme të ngjashme