Pamje: Përjetësimi i Messit – Në Buenos Aires zbulohet murali me ngritjen e trofeut të Botërorit
Në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, është përjetësuar murali i ngritjes së trofeut të Kupës së Botës, me Lionel Messin në qendër të saj.
Messi frymëzoi Argjentinën drejt Botërorit të tretë në historinë e saj në turneun e Katarit 2022 me shtatë gola dhe tre asistime, duke përfshirë një dygolësh në finale në rrugën drejt fitores në penallti ndaj Francës.
Momenti kur ngritët trofeu i Kupës së Botës është gjithmonë i veçantë dhe që tani është përjetësuar me një mural nga një artist argjentinas i quajtur, Maxi Bagnasco, në kryeqytetin e Argjentinës. Në mural, Messi mban trofeun lart, i veshur me një veshje tradicionale të Katarit, ndërsa Emiliano Martinez është pas tij me krahët e ngritur nga gëzimi. Paulo Dybala dhe Rodrigo De Paul gjithashtu shfaqen në sfond.
Bagnasco ka zbuluar se donte të pikturonte një mural edhe para finales dhe lavdia e Kupës së Botës e shtyu atë të shkonte menjëherë në punë.
"Unë thjesht shkova për të parë ndeshjen dhe prita për imazhin. Dola, festova pak dhe më pas u ktheva për të punuar për imazhin," tha ai.
Ai kishte pikturuar më parë një mural në përmasa reale të Diego Maradonës, e cila u zbulua më 30 tetor, kur kampioni i botës i vitit 1986 do të kishte mbushur 62 vjeç.

Messi pritet të kthehet në aksion në ligën franceze në nivel klubi me Paris Saint-Germain kundër Strasburgut në Ligue 1 më 28 dhjetor.
