Pamje: Penallti për jetë a vdekje, Haaland zgjedh Balotellin - NACIONALE

Pamje: Penallti për jetë a vdekje, Haaland zgjedh Balotellin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, kur është pyetur se kë do ta zgjidhte për të gjuajtur penallti nëse do bëhej fjalë për jetë a vdekje, ka thënë nëse jo vetën, atëherë do ta zgjidhte Mario Balotellin.

Reprezentuesi i Norvegjisë dha një intervistë për Sky Sport UK të udhëhequr nga legjenda e Manchester United, Gary Neville, kur u pyet për penalltinë për jetë a vdekje, dhe përgjigja e sulmuesit që po kalon në formë të jashtëzakonshme mund ta befasojë pak kë.

Haaland: "Affiderei a Balotelli il rigore per la mia vita". Super Mario praticamente infallibile | Goal.com Italia

“Do të thosha vetën time, sepse besoj shumë në vetvete. Nëse jo, atëherë kemi një shumë të mirë. Do të thosha Mario Balotellin. Me shumë mundësi ai është më i miri ndonjëherë që unë kam parë në penallti. Ai ishte shumë i mirë, pra me shumë mundësi ose unë ose ai”, tha Haaland.

Balotelli luajti për Manchester Cityn nga viti 2010 deri në vitin 2013, kur u kthye në Serie A, duke iu bashkuar Milanit .

Megjithatë, ai nuk ka luajtur për asnjë nga klubet më të mira evropiane që nga viti 2016, kur u largua nga kuqezinjtë për t'iu bashkuar OGC Nice në Ligue 1 në Francë.

Ai gjithashtu kaloi një sezon në Marseille, duke shënuar tetë gola në 15 paraqitje.

Balotelli lancia il Monza: doppietta e quarto posto in Serie B

Ai kaloi më pas edhe në Brescia në Serie A dhe Monza në Serie B e që ishin sezone mjaft zhgënjyese, pasi ai shënoi vetëm 11 gola në dy sezone.

Ai u kthye në formë sërish në kampionatin turk, ku shënoi 18 gola në 31 ndeshje te Adana Demirspor në sezonin 2021-2022 përpara se të bashkohej me Sionin në Zvicër në këtë verë.

Adana Demirspor'da Balotelli ile yollar ayrıldı - Son Dakika Haberleri

Balotelli tashmë 32-vjeçar, në Sion me Zvicrën duket se nuk është ambientuar dhe është kthyer në futbollistin problematik.

Adana Demirspor'dan Sion'a transfer olan Mario Balotelli, yeni kulübünde başkan ile anlaşamayabilir | Goal.com Türkçe

Deri më tani në këtë sezon ka zhvilluar vetëm katër takime duke shënuar dy gola, por paraqitja e tij e fundit është më 3 shtator.

Rafaela Pimenta, trashëgimtarja e agjentit të futbollit Mino Raiola që vdiq muaj më parë, aktualisht është përfaqësuese e Balotellit dhe Haalandit.

Lajme të ngjashme