Pamje: Paulo Dybala e festoi si i çmendur fitoren kundër ish-klubit të vet Juventus
Paulo Dybala i është gëzuar pa masë fitores së skuadrës së vet Roma kundër klubit të vjetër Juventus të dielën dhe nuk i ka fshehur fare ndjenjat duke festuar haptazi në Olimpiko.
Roma e mundi 1:0 Juventusin falë një gol të mrekullueshëm të mbrojtësit Gianluca Mancini për ta vazhduar luftën për top katërshe në Serie A.
Skuadra e Jose Mourinhos vuajti por ia doli të mbahej deri në fund, pasi vizitorët e goditën shtyllën tri herë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Dybala – i cili luajti titullar para se të zëvendësohej – iu gëzua tri pikëve kundër ish-klubit të vet duke festuar në stol bashkë me mesfushorin Gini Wijnaldum.
Dybala te amo pic.twitter.com/QR41gEhGyR
— Gio🐺🏆 (@weirdgio) March 5, 2023
Dhe shumë tifozë të Juventusit ishin shumë të pakënaqur që e panë ish-idhullin e vet duke festuar kundër bardhezinjve, aq shumë saqë argjentinasi u detyrua të dalë me një shpjegim në rrjetet sociale.
Dybala iu drejtuar përkrahësve të ish-klubit të vet me një mesazh përmes Telegramit.
“E di që kjo është e vështirë për ju dhe është edhe për mua”, shkroi Dybala.
“Megjithatë, unë tani luaj për një klub tjetër dhe me bashkëlojtarë të tjerë, dhe më duhet t’i respektoj ata. Nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh dhe për me, ishte shumë e rëndësishme. Respekti nuk do të mungojë kurrë, mos e lejoni veten të mashtroheni nga rrjetet sociale”, shtoi ai.
Dybala u largua nga Juventusit në verën e vitit 2022, pasi klubi vendosi të mos ia vazhdonte kontratën.
Gjatë shtatë viteve të kaluara në Torino, Dybala u bë lojtari i dhjetë më frytdhënës në historinë e Juventusit, duke i shënuar 115 gola në 293 paraqitje.
Këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në 24 paraqitje për Romën.
