Gianluca Mancini bën heroin, Roma fiton derbin italian ndaj Juventusit - NACIONALE

Gianluca Mancini bën heroin, Roma fiton derbin italian ndaj Juventusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Juventusit, në kuadër të kryederbit së xhiros të 25-të në Serie A.

Derbi mes dy skuadrave italiane ishte tejet i barabartë me Juventusin që kishte më shumë raste, por "Romakët" shënuan fitore me rezultat minimal 1:0.

Dusan Vlahovic as vetëm pesë minutave lojë kishte një mundësi të mirë shënimi, por Rui Patricio me një pritje të bukur ia mohoi golin.

Pas kësaj, Roma rrezikoi me anë të Spinazzolas dhe Paulo Dybalas me dy futbollistët që tentuan nga afërsia, por asnjëri nuk ia doli të shënonte.

Kështu, pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk i finalizoi aksionet deri në fund.

Ishte Gianluca Mancini që bëri heroin në këtë përballje duke shënuar një gol fantastik nga distanca për ta mposhtur Szczesnyn dhe i dhënë epërsinë Romës (53').

Juventus tutje tentoi me anë të Cuadrados dhe Angel di Maria që patën rastet e tyre, por sërish të pasuksesshme.

Vlen të ceket që edhe Moise Kean u ndëshkua direkt me karton të kuq sapo hyri në fushë shkaku që shkelmoi Mancinin.

Kësisoj, Roma nën urdhrat e Mourinhos merr një fitore të madhe duke zënë sërish pozitën e katërt në tabelë me 47 pikë, derisa Juventus tani bie në pozitën e tetë me 35 sosh.

Në xhiron e radhës, Roma do të jetë nikoqir i Sassuolos kurse Juve e pret Sampdorian.

Lajme të ngjashme