Balla: Kuvendi i Shqipërisë kundër vendimit të Hagës, lufta e UÇK-së ishte për liri
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka rishprehur qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin e Gjykatës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Balla tha se Kuvendi shpreh “indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë” me vendimin, të cilin e konsideron “thellësisht të padrejtë”.
Ai theksoi se lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, duke e përshkruar si përgjigje ndaj represionit, dhunës dhe spastrimit etnik të regjimit të Slobodan Millosheviqit.