Pamje nga pritja e pabesueshme që iu bë Arsene Wengerit në "Emirates Stadium"
Tifozët e Arsenalit me një pritje të ngrohët e mirëpriten ish trajnerin Arsene Wenger në "Emirates Stadium".
Për herë të parë që pas largimit, pra nga viti 2018, tekniku francez u rikthye në "Emirates Stadium", për të parë ndeshjen ndaj West Ham Unitedit në të ashtuquajturën "Boxing Day".
Menjëherë nisën këngët e tifozëve “topçinjtë”, që brohoritën për francezin, i cili i falënderoi pastaj.
“Ka vetëm një Arsene Wenger”, thuhej në këngët e tifozëve drejtuar Wengerit.
🎶 There's only one Arsene Wengerpic.twitter.com/IIXERvSGjQ
— AIS Bandung (@AIS_BDG) December 27, 2022
One Arsene Wenger ❤️ pic.twitter.com/gd756AtvxL
— Ahmed +5🔝 (@Ao7er) December 26, 2022
Wenger që ka menaxhuar Arsenalin nga viti 1996 deri në vitin 2018 në të kaluarën kishte thënë se nuk ka plane për të parë ish skuadrën në aksion.
Edicionin e kaluar trajneri Mikel Arteta theksoi se do ta donte ta mirëpriste teknikun francez sërish në Londrën Veriore.
“Shpresojmë se mund ta afrojmë, sepse mendoj se ai do të kalonte një kohë të mirë vetëm duke parë mjedisin që mund të krijojë rreth tij kur të jetë rreth këtij vendi”.
“Kjo është për shkak të respektit, admirimit dhe dashurisë që të gjithë në klub kanë për atë që ai ka bërë dhe për atë që ai përfaqëson si person në këtë klub”.
Arsenali fitoi Kupën FA nën drejtimin e Artetës në vitin 2020, por nuk ka fituar një titull ligë që kur Wenger u largua nga klubi.
Wenger drejtoi Arsenalin drejt lavdisë së brendshme në 1997–98, 2001–02, 2003–04. E treta nga këto suksese ishte më e famshmja, me Arsenalin që fitoi titullin pa pësuar asnjë humbje.