Pamje: Ndërhyrja horror në Neymarin shkakton përleshje masive
Një ndërhyje e tmerrshme ndaj Neymarit e shkaktoi një përleshje masive gjatë fitores së Paris Saint-Germainit 1:0 kundër Marsielle në derbin francez të dielën mbrëma në Parkun e Princave.
Samuel Gigot u përjashtua nga loja me karton të kuq nga gjyqtari Clement Turpin për shkak të ndërhyrjes së vonshme ndaj Neymarit.
Mbrojtësi francez i ndërhy nga mbrapa dhe me take të ngritura brazilianit, gjë që është e ndëshkueshme me kartonin e kuq për shkak të rrezikut të lartë për ta lënduar rëndë kundërshtarin.
Fatmirësisht, Neymari shpëtoi pa u lënduar nga ajo ndërhyrje.
Vendimi i shpejtë i gjyqtarit për ta përjashtuar Gigotin nga loja pa menduar dy herë nuk i parandaloi disa lojtarë të kampionit francez nga vërsulja drejt mbrojtësit për ta kritikuar atë për veprimin e rrezikshëm.
Kapiteni i PSG-së Marquinos, i cili është bashkatdhetari i Neymarit, shkaktoi tollovi të madhe duke iu vërsulur ashpër Gigotit, të cilit më pas i doli në ndihmë Matteo Guendouzi.
Tensionet mes lojtarëve u rritën edhe më shumë kur Gigoti shkoi për ta konfrontuar Neymarin e shtrirë në tokë.

E gjithë vëmendja të dielën mbrëma ishte në kryeqytetin francez, pasi kjo përballje – e njohur si “Klasikja” – është njëra prej më të fortave në ligën franceze.
Para ndeshjes, PSG-ja ishte lidere e Ligue 1 me vetëm tri pikë më shumë se Marsielle që është e treta. Goli i Neymarit në fund të pjesës së parë i mjaftoi PSG-së për t’i fituar tri pikët në shtëpi.
Më vonë pas ndeshjes, Gigoti i kërkoi falje Neymarit për ndërhyrjen duke e pranuar gabimin.
Por trajneri i Marsielle, Igod Tudor, nuk mendoi se Gigoti e meritoi të kuqin: “Nuk e pashë, por më treguan se ai nuk e kishte prekur fare Neymarin”.
“Më duhet t’i shikoj pamjet. Nëse jep karton të kuq sepse e ka prekur atë, është normale. Por nëse e ka dhënë vetëm për ta ndëshkuar qëllimin e tij, është gabim”, shtoi ai.
PSG-ja do të rikthehet në aksion të premten kur do të përballet me Ajaccio të premten në Ligue 1.
