Pamje: Muriqi e shënon golin e 14-të sezonal në Laliga në Valencia
Vedat Muriqi e ka shënuar golin e 14-të të sezonit në Laliga, në përballjen e Mallorcas me Valencian të enjten.
Përfaqësuesi i Kosovës Muriqi shënoi me kokë në minutën e 64-të për t'i dhënë epërsinë Mallorcas në Mestalla.
Përveç 14 golave, Muriqi ka kontribuuar edhe me tri asiste për Mallorcën dhe është përgjegjes për më shumë se 50 për qind të golave të skuadrës.
Falë kontributit të tij të pashoq, Mallorca e ka siguruar tashmë mbetjen në elitën e futbollit spanjoll.
GOAL | Mallorca 1-0 Valencia | Muriqipic.twitter.com/an9beYVoB3
— VAR Tático (@vartatico) May 25, 2023