Pamje: Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Drita 1:1 Ballkani - NACIONALE

Pamje: Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Drita 1:1 Ballkani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryendeshja e javës së 33-të është duke u zhvilluar në Gjilan mes Dritës e Ballkanit, atje ku rezultati pas 45 minutave të para është 1:1.

Kampioni në fuqi i Kosovës, kaloi në epërsi herët, në minutën e 11-të, kur Nazmi Gripshi asistoi bukur në zonë, ndërsa Meriton Korenica shënoi për 1:0.

Suharekasit patën një rast shumë të mirë për të dyfishuar epërsinë, me Rrahmani që dhuroi top të mirë për Korenicën, i cili nga afërsia dështoi të shënonte.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë erdhi shkëndija e parë nga lideri aktual i Superligës, kur Muharrem Jashari shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1, për ta çuar skuadrën e tij të lehtësuar në pushimin e mespjesëve.

Lajme të ngjashme