Pamje: Mbrojtësi i Chelseat shënon autogol qesharak, tifozët e tallin - NACIONALE

Pamje: Mbrojtësi i Chelseat shënon autogol qesharak, tifozët e tallin

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Reece James, mbrojtësi anësor i Chelseas, ka qenë cak i sulmeve të tifozëve në rrjetet sociale, pas golit qesharak që shënoi në portën e tij në një ndeshje përgatitore në Amerikë.

Golat e Timo Werner e Mason Mount, bënë që ai autogol të harrohej për Chelsean, në fitoren 2:1 të skuadrës së Thomas Tuchel ndaj Club America, ndeshje që u zhvillua në Las Vegas në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

Por tifozët e futbollit si në çdo rast qesharak, as këtu nuk harruan të shpërndajnë pamjet nga gafa e James, dhe shumë shpejt u bë virale në Twitter.

Një përdorues i Twitterit postoi një video me autogolin qesharak duke e shoqëruar me fjalët:

“Reece James autogol kundër Club America, çfarë dreqin është kjo.”

Në video shihet, Jorginho, Cesar Azpilicueta dhe Mason Mount duke kombinuar dhe duke u munduar ta humbin shpërqendrimin e sulmit të skuadrës meksikane, pastaj Mount e pason topin te mbrojtësi i Kombëtares angleze i cili mundohet ta gjejë portierin e skuadrës, e që ishte jashtë pozicionit të tij.

Në portë për Chelsean ishte portieri i tretë Marcus Bettinelli, i cili nuk ka përvojën e duhur dhe një pasim i Reece James, e pa topin në golin që kishte liruar për të krijuar hapësirë për pasime.

Një tifoz shkroi një Tweet, duke thënë: “Reece James është një mashtrues”, e shoqëruar me dy emoji duke qeshur.

Në një postim tjetër shkruhej: “Zoti im, autogoli i Reece James është i tmerrshëm.”

Ndërsa një tjetër nuk kishte harruar të përmendte edhe portierin që ishte bashkëfajtor te goli, duke thënë: “Nuk është vetëm faji i Reece James. Portieri ishte ende më gabim.”

Disa nga ngacmimet tjera në rrjetet sociale mund t’i shihni më poshtë me anë të fotove.

Lajme të ngjashme