Pamje: Mbappe me dy gola të jashtëzakonshëm, por nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen e PSG-së
Që nga kthimi i tij në skuadrën e parë të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka treguar një formë të lartë dhe kështu ka vazhduar mbrëmë, ku shënoi dy gola të bukur, por skuadra e tij u mposht nga Nice në Parkun e Princave.
Në një humbje 3:2 në shtëpinë e tyre ndaj OGC Nice, superylli francez shënoi një dygolësh duke përfshirë një goditje të shkëlqyer me akrobacion. Mbappe pranoi një harkim të lartë nga Randal Kolo Muani dhe e goditi topin në drejtim të portës, për të shënuar për rezultatin përfundimtar.
Ai kishte shënuar një tjetër gol të bukur paraprakisht, kur nga largësia e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 29-të.
Skuadra e Luis Enriques tani kanë zbritur në vendin e tretë në renditjen e Ligue 1 pasi kanë mbledhur vetëm tetë pikë nga pesë ndeshjet e tyre të para. Ata kanë shënuar 10 gola nga të cilët shtatë kanë ardhur nga superylli i tyre Mbappe.
Mbappe dhe PSG do të shpresojnë për një paraqitje më të mirë gjatë mesjavës kur do të presin Borussia Dortmundin në ndeshjen e parë të grupit të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.