Pamje: Manchester City feston titullin kampion - NACIONALE

Pamje: Manchester City feston titullin kampion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City edhe zyrtarisht u shpall për vitin e tretë radhazi kampion i Anglisë pas humbjes së Arsenalit ndaj Nottinghamit.

Me tre ndeshje më pak të zhvilluara deri në përfundim, “Qytetarët” edhe matematikisht arritën të shpallen kampion pasi Arsenali dëshpëroi sërish, këtë herë duke pësuar humbje nga Nottinghami.

Këtë rezultat mesa duket e kanë pritur lojtarët e Man Cityt që ishin tubuar në zyrat e klubit duke shikuar humbjen e rivalit nga Nottinghami, skuadër kjo që siguroi mbijetesën.

Menjëherë pas fishkëllimit të gjyqtarit, lojtarët e Man Cityt nisën të festonin së bashku, video të cilën e ka shpërndarë klubi në “Twitter”.

Tani mbetet të shihet nëse Man City do ta ngrit nesër trofeun pas ndeshjes ndaj Chelseas, apo do të pres të përfundojë sezoni.

Skuadra e Pep Guardiolas mbetet në garë për tripletën meqenëse arritën ta eliminonin Real Madridin për të siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, si dhe janë në finalen e FA Cupit - ku do të përballen me rivalin Man Unitedit.

Fillimisht, Man City do ta synojë FA Cupin më 3 qershor e shtatë ditë më vonë në Stamboll përballet me Interin për trofeun më prestigjiozë në botë.

Lajme të ngjashme