Manchester City kampion i Anglisë, Arsenal mposhtet nga Nottingham Foresti - NACIONALE

Manchester City kampion i Anglisë, Arsenal mposhtet nga Nottingham Foresti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka pësuar humbje në udhëtim te Nottingham Forest, duke ia dorëzuar edhe zyrtarisht titullin kampion Manchester Cityt.

“Topçinjtë” edhe pse ishin favorit pësuan humbje 0:1 te Nottingham, në kuadër të xhiros së 37-të në kampionatin anglez.

Arsenal e nisi shumë mirë duke pasur një mundësi të artë shënimi me anë të Gabriel Jesusit, që dështoi nga afërsia pas një topi të kthyer duke goditur traversën.

Pas kësaj, Nottingham krijoi një kundërzbritje fantastike me Taiwo Awoniyi që realizoi përballë Ramsdale (19’) - VIDEO.

Ndeshja pastaj ishte tejet e baraspeshuar me dy skuadrat që patën mundësi shënimi, por larg finalizimit.

Arsenal kuptohet dominoi në aspektin e posedimit mirëpo assesi s’ia doli t’i konkretizonte ato aksione që i formonin.

Kësisoj, Manchester City tani është zyrtarisht kampion i Anglisë pas katër pikë më shumë se Arsenali, me këtë të fundit që ka vetëm një ndeshje për ta zhvilluar.

Arsenal do ta mbyllë këtë edicion si pozitë e dytë, duke pasur momentalisht 81 pikë derisa Nottingham gjithashtu siguron qëndrimin në Premierligë edhe për edicionin tjetër duke u renditur në vendin e 16-të me 37 sosh.

Lajme të ngjashme