Pamje: Haaland i pandalashëm, shënon golin e pestë personal ndaj Leipzig
Tashmë Manchester City ka konfirmuar vetën në mesin e çerekfinalistëve të tjerë, pasi në ndeshjen që po zhvillohet momentalisht mes tyre e Leipzig, kanë arritur të shënojnë edhe tre gola të tjerë me të filluar pjesa e dytë.
Pas tre golave të shënuar në pjesën e parë nga Erling Haaland, me të filluar pjesa e dytë u shënuan tre gola të shpejtë për rezultatin momental 6:0.
Mesfushori gjerman me prejardhje turke, Ilkay Gundogan, shënoi gol mjaft të bukur në minutën e 49-të për 4:0.
Teksa Haaland shënoi golin e katërt personal dhe të pestin për Cityn pak minuta më vonë.
Haaland u përkujdes edhe për rezulatatin 6:0, duke shënuar golin e tij të pestë në këtë ndeshje.
Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet është 7:1.