Pamje / Gjyqtari sulmohet fizikisht nga skuadra pasi pranoi një goli të diskutueshëm në minutën e fundit - NACIONALE

Pamje / Gjyqtari sulmohet fizikisht nga skuadra pasi pranoi një goli të diskutueshëm në minutën e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gjyqtar është sulmuar fizikisht nga skuadra braziliane Sergipe, ku ishte e detyrueshme që policia të intervenojë për ta qetësuar situatën.

Sergipe që garon në divizionin e katër brazilian pretendonte se gjyqtari ia vodhi pikët e plota, pasi pranoi një gol të diksutueshëm.

Sipas "Daily Mail", gjyqtari shtoi nëntë minuta kohë shtesë dhe pastaj i la lojtarët edhe 30 sekonda pasi përfunduan minutat që ishte e mjaftueshme për Botafagon të shënojnë golin e barazimit duke pasur sukses me një harkim nga këndi.

Lojtarët dhe stafi i Sergipe vrapuan menjëherë pas këtij rasti të diskutuehsëm duke e sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor.

Sipas raportit, edhe presidenti i klubit hyri në fushë duke ndjekur arbitrin, gjë që bëri që një nga gjyqtarët ndihmës të godiste presidentin me flamurin që kishte në dorë.

Shikoni më poshtë skenat e mahnitshme:

Lajme të ngjashme