Pamje: Evra tallet me Man Cityn, pas fitores së Man Unitedit në derbi - NACIONALE

Pamje: Evra tallet me Man Cityn, pas fitores së Man Unitedit në derbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Patrick Evra, ka ngacmuar Pep Guardiolan dhe lojtarët e tij me një këngë të rok bendit Oasis me titullin ‘Mos shiko prapa’ në versionin e tij unik dhe qesharak, pas fitores së djajve të kuq ndaj qytetarëve në derbin e Manchesterit.

Djajtë e Kuq arritën të mposhtin Manchester Cityn 2:1 me golat e Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford me një rikthim, pasi Jack Grealish kishte shënuar fillimisht golin e parë të ndeshjes.

Goli i barazimit mund të ketë ardhur në një mënyrë mjaft të diskutueshme, por kjo duket se nuk e shqetësoi Evrën pasi ai festoi për skuadrën e tij të mëparshme.

Në të vërtetë, në një video të shpërndarë në Instagram, ai mund të dëgjohej duke kënduar mega-hitin e Oasis "Mos shiko prapa me zemërim": "Ti nuk do të ma mbyllësh kurrë gojën. Kështu që City mund të presë. Ata e dinë se është shumë vonë, ne jemi kthyer. Por mos shiko prapa me zemërim dëgjova që the."

Vokalisti i famshëm i Oasis, Liam Gallagher, i cili këndon këto vargje, është një fans i madh i Cityt.

City mposhti Unitedin 6:3 në Etihad kur skuadrat u takuan në fillim të sezonit dhe, deri më sot, Djajtë e Kuq në fakt nuk kishin arritur të fitonin derbin në shtëpi që nga sezoni 2019/20. Në karrierën e tij, Evra luajti kundër Cityt 22 herë, duke fituar 11, humbur 10 dhe duke barazuar vetëm një herë (megjithëse jo të gjitha ato ndeshje ishin si lojtar i Manchester Unitedit).

Lojtarët e Erik ten Hag tani kanë humbur vetëm një nga 19 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat dhe shihen se janë në garë për titull, duke qenë vetëm një pikë pas Cityt dhe gjashtë pas liderit, Arsenalit.

Lajme të ngjashme