Pamje: Dybala shënon gol të bukur nga distanca për t’i dhënë epërsinë Romës kundër Empolit
Paulo Dybala ka shënuar një gol mjaft të bukur pas një çerek lojë të luajtur në Toscana kundër Empolit në udhëtim, duke çuar në epërsi Romën.
Ylli argjentinas, Dybala, po vazhdon me paraqitje të mira prej që ka kaluar në radhët e Romës si lojtar i lirë gjatë afatit të fundit kalimtar veror, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Juventusin për vazhdimin e kontratës.
Sonte kundër Empolit dhuroi një tjetër gol të bukur, nga ato që jemi mësuar të shohim nga ai. Zhvillohej minuta e 17-të, kur me topin e kthyer mbrapa pas harkimit të Celik, ylli argjentinas u gjend në pozitën dhe kohën e dukur, duke goditur nga afro 20 metra, për ta lënë kështu të fjetur portierin e Empolit.
Ky ishte gol i rëndësishëm kur kemi parasysh faktin se Roma ka shënuar dy humbje radhazi në ditët e shkuara, duke u mposhtur nga Udinese dhe Ludogorets.
Mourinho i kënaqur me formën e Dybalas
Trajneri i Romës, Josè Mourinho, ka pasur vetëm lëvdata për Paulo Dybalan, pasi ky i fundit shënoi dy gola në fitoren verdhekuqve ndaj Monzas. Portugezi i ka dërguar një mesazh trajneri të Argjentinës, Lionel Scaloni, duke i thënë se ai duhet t’i dërgojë disa shishe me verë, për shkak se lojtari është në formë të mirë në prag të Kupës së Botës.
Mourinho foli për nënshkrimin e tij të kësaj vere pasi e pa atë të shënonte dy herë në një fitore 3-0 ndaj Monzas dhe po e këshillon argjentinasin të ruajë formën e tij mbresëlënëse. Fitorja ruan fillimin e pamposhtur të sezonit të verdhekuqve dhe e sheh ekipin të ngjitet në krye të tabelës në Serie A.
“Ai ka një histori lëndimesh, por ai është duke u përmirësuar tani”, tha portugezi për DAZN.
"Unë mendoj se kjo është një shenjë e asaj që do të vijë në Katar për Kupën e Botës. Ndoshta [bosi i Argjentinës] Lionel Scaloni duhet të më dërgojë disa shishe verë, sepse ai do të ketë një lojtar fantastik në dispozicion."
Dybala u transferua te Roma si një transferim i lirë në korrik pas një sezoni të vështirë të kaluar te Juventusi që u ndërpre nga lëndimi. 28-vjeçari do të shpresojë se mund të kthehet në maksimumin e tij te Roma dhe të vazhdojë të luajë një rol kyç për Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Mesfushori me tipare ofensive në ndeshjen ndaj Monzas ku shënoi dy gola, arriti shifrën e 100 shënimeve në Serie A në përgjithësi dhe gjithashtu shënoi golat e tij të parë me fanellën e Romës.

