Pamje: Diaz i jep fund karrierës së bujshme duke e mposhtur Fergusonin
Nate Diaz e ka mposhtur Tony Fergusonin duke e detyruar ta dorëzojë luftën, në atë që ishte meçi i tij i fundit në karrierën e bujshme 15-vjeçare në UFC.
Diaz, 37 vjeç, e mbërtheu Fergusonin për fyti duke e shtrënguar fort derisa ai u dorëzua në meçin UFC 279 të shtunën mbrëma në Las Vegas.
Ferguson e zëvendësoi Khamzat Chimaevin të premten, pasi suedezi kishte dështuar ta arrijë limitin e peshës gjysmë të mesme për t’u përballur me Diazin.
Nate Diaz flexing while getting the submission 😂💪 #UFC279
— Bleacher Report (@BleacherReport) September 11, 2022
Legend.
(via @UFC)pic.twitter.com/YtCOe7Lfa3
Diaz, i dashur për tifozët për shkak të karrierës së gjatë dhe personalitetit prej një rebeli, i fitoi 16 prej 27 luftërave që prej se iu bashkua UFC-së në moshën 22-vjeçare.
Lufta në T-Mobile Arena ishte e fundit në kontratën e Diazit më UFC-në.
Ferguson, 38 vjeç, ka një karrierë të gjatë 11-vjeçar në UFC, duke i fituar 15 prej 20 luftërave, por para përballjes me Diazin i kishte humbur katër luftëra radhazi.
Diaz ishte më i mirë gjatë gjithë luftës, veçanërisht gjatë shkëmbimeve me grushte, derisa përqendrimi i Fergusonit ishte ta sulmonte këmbëve bashkatdhetarin e vet.
Classic Diaz 💪 #UFC279 pic.twitter.com/7bThSNQE6f
— ESPN MMA (@espnmma) September 11, 2022
Pas goditjeve të vazhdueshme që i shkaktuan dëme Fergusonit, Diazi më në fund arriti ta detyrojë atë të dorëzohet në rundin e katërt, duke ia zënë frymën.
Pas triumfit, Diazi la të kuptohej se do të zhvendoset në sporte të tjera luftarake.
“Ka qenë një marrëdhënie dashuri dhe urrejtje mes meje dhe UFC-së”, tha Diaz.
“Sot ia dola. E dua UFC-në. Ndiej se e kam pasur karrierën më të gjatë në UFC dhe më të suksesshmen”.
Ai shtoi: “Dua të dal nga UFC-ja dhe t’iu tregoj të gjithë luftëtarëve se si mbizotërohet një sport tjetër. Boks, kikboks, jiu jitsu. Unë jam më i miri këtu dhe po vij për ju.”
🚨 NATE DIAZ SOUMET TONY FERGUSON ! 😳
— ARENA #UFC279 (@MMArena_) September 11, 2022
LA LÉGENDE PART DE LA PLUS GRANDE DES MANIÈRES ❤️ #UFC279pic.twitter.com/xzKq073dX6