Pamje: De Gea me gafë qesharake, vërshohet me kritika pas golit që pësoi - NACIONALE

Pamje: De Gea me gafë qesharake, vërshohet me kritika pas golit që pësoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

De Gea ka bërë një tjetër gafë të habitshme. Ai ishte protagonist për të keq në pjesën e parë në ndeshjen kundër Everton në Kupën FA. Një reagim i tij qesharak bëri që Conor Coady të shënonte për 1:1.

Gardiani spanjoll i portës së “Djajve të Kuq” nuk po kalon vitet e tij më të arta në futboll. Edhe sot ai tregoi se është shumë larg shkëlqimit të dikurshëm.

Në minutën e 14-të ai bëri një gabim të pafalshëm, duke ia mundësuar kështu Evertonit që ta rikthente rezultatin në baraspeshë.

Ish-mbrojtësi i Wolves dhe Liverpool, futi topin në rrjetë, pasi më parë topi përfundoi nër këmbët e De Geas, anipse goditja e sulmuesit Maupay nga vija e rivënies fundore nuk ishte aspak e rrezikshme.

Në rrjetet sociale nga tifozët e futbollit menjëherë kanë shpërthyer ironitë dhe kritikat në drejtim të 32-vjeçarit. Shumë i ashpër ishte edhe legjenda e “Djajve të Kuq”, Roy Keane. Në një video të shpërndarë në “Twitter” dëgjohet duke e kritikuar ashpër në komentim direkt.

“Ngjan sikur një portier është përjashtuar nga loja dhe vendin e tij e ka marrë një futbollist në portë. Nuk e di as çfarë po bën”, shkroi ai.

“Nëse do t’ua mundësonin portierëve që t’i përdornin duart, De Gea do të ishte shumë i mirë”, shkroi njëri nga tifozët.

“Po çfarë po bën ky djalosh kështu?” – ironizoi një tjetër tifoz duke shkruar një gjuhë spanjolle, në një shkrim ku nuk mungoi edhe ironzimi ndaj të gjithë atyre që aludonin se De Gea meritonte të ishte pjesë e Kombëtare së Spanjës në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar

Pavarësisht gjithash, De Gea dje u shpreh optimist se do të mund ta vazhdojë kontratën te Manchester United, e cila skadon në fund të sezonit

Thuhet se negociatat po ndodhin me De Gean që i është kërkuar zbritje page. Spanjolli beson se edhe do të mund ta mbyllë karrierën në "Old Trafford".

"Shpresoj që po. Ky është klubi im, jam këtu që shumë vite dhe është nder i madh. Jam shumë i lumtur këtu, i relaksuar, fokusohem në stërvitje dhe të përformojë sa më mirë, por sigurisht do të përfundojë në mënyrë të mirë", deklaroi ai.

Lajme të ngjashme