De Gea dëshiron ta mbyllë karrierën te Manchester United
Portieri David de Gea është optimist se bisedimet për kontratën e re do të mbyllen së shpejti dhe spanjolli të qëndrojë në "Old Trafford" për pjesën e mbetur të karrierës.
32-vjeçari është në sezonin e 12-të me klubin dhe ka luajtur rol kyc këtë edicion, me një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Bournemouth të martën.
Me kontratën momentale, De Gea do të bëhet agjent i lirë në fundin e sezonit meqenëse Man United ende nuk kanë aktivizuar klauzolën e vazhdimit të kontratës për një vit.
Thuhet se negociatat po ndodhin me De Gean që i është kërkuar zbritje page, por portieri është optimist se do ta mbyllë karrierën te "Djajtë e Kuq".
"Shpresoj që po. Ky është klubi im, jam këtu që shumë vite dhe është nder i madh. Jam shumë i lumtur këtu, i relaksuar, fokusohem në stërvitje dhe të përformojë sa më mirë, por sigurisht do të përfundojë në mënyrë të mirë", deklaroi ai.
Tutje, De Gea tregoi se Ten Hag ishte tejet i lumtur pasi u mbajt porta e paprekur.
"Ai ishte i lumtur që mbajtëm portën e paprekur dhe në të njëjtën kohë i zemëruar që rrezikuam shumë dhe ishim tejet të hapur në fund. Kështu duhet të jetë këtu, një vend i vështirë për skuadrat".
"Jemi duke luajtur vërtetë mirë, duhet ta mbajmë vetën dhe të përgatitemi për çdo ndeshje si finale. Duhet të shërohemi shpejtë sepse kemi shumë ndeshje këtë muaj".
"Ndihem rehatshëm me të gjithë, të gjithë po stërviten mirë dhe janë gati të luajnë. E dëshmuan sërish këtë, nuk ka rëndësi ndaj kujt luajmë, të gjithë janë gati të dëshmojnë vetën".
Man United renditët në pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë aq sa ka edhe Newcastle United, duke qenë vetëm nëntë pikë prapa Arsenalit.
Ndërkohë, në xhiron e radhës do të përballen me rivalin lokal Manchester City.
