Pamje: Çfarë tha Mbappe pas pjesës së parë ndaj Holandës në fjalimin e parë si kapiten?
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, mbajti një fjalim frymëzues pas përfundimit të pjesës së parë, ku Kombëtarja e Francës po fitonte ndaj asaj të Holandës. Ky njëkohësisht ishte fjalimi i parë i yllit të PSG-së si kapiten i ‘gjelave’.
Kapiteni i sapoemëruar i Francës u gëzua shumë, kjo ishte e kuptueshme pasi ekipi i tij kaloi në epërsi bindëse 3:0 në pjesën e parë kundër Holandës. Ylli i Paris Saint-Germain u pa duke i inkurajuar bashkëlojtarët e tij duke i motivuar ata të ruanin të njëjtin intensitet edhe në pjesën e dytë.

Në një video të postuar nga skuadra franceze, Mbappe mund të shihet duke u thënë bashkëlojtarëve të tij: "Bravo djema, bravo, bravo, bravo, kaq! Kështu fillohet ndeshja. Mos i lini të marrin frymë, mos u jepni asgjë nga rasti. E njëjta gjë në pjesën e dytë, e njëjta gjë. Mos u dorëzoni. Kështu duhet të bëjmë gjithmonë, djema."
In the changing room at half-time with the score at 3-0 in 🇫🇷🇳🇱... 🗣️#FiersdetreBleus pic.twitter.com/mFsf1OR9Av
— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) March 25, 2023
24-vjeçari zëvendësoi Hugo Llorisin si kapiten i kombëtares franceze pasi portieri i Tottenham Hotspur u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës 2022. Në ndeshjen e tij debutuese si kapiten i Francës, Mbappe shënoi një dygolësh dhe bëri një asistim teksa ‘gjelat’ mposhtën Holandën 4:0. Golat e tjerë u shënuan nga Antoine Griezmann dhe Dayot Upamecano.

Skuadra e Didier Deschamps do të përballet me Irlandën në ndeshjen e tyre të dytë kualifikuese për Euro 2024 më 27 mars.

