Pamje: Ashtu siç u raportua, tifozët e Barcelonës thërrasin emrin e Messit në kor gjatë El Clasicos
Gazeta spanjolle Mundo Deportivo para ndeshjes raportoi se në Camp Nou në El Clasico, tifozët e Barcelonës do të këndonin të organizuar emrin e Lionel Messit, pas lajmeve të vazhdueshme për kthimin e mundshëm të yllit argjentinas në Kataluni. Kështu edhe ndodhi, kur për një moment dëgjoheshin thirrjet ‘Messi, Messi, Messi’.
Argjentinasi është lidhur me një rikthim në Camp Nou mes pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain, me klubin katalunas që pranoi publikisht se ata po diskutojnë një nënshkrim të mundshëm pa pagesë.
Teksa po zhvillohej ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Barcelonës e Real Madridit në Camp Nou, tifozët u dëgjuan duke kënduar emrin e Messit për pak minuta.
🔴🔵 Barça fans at El Clasico: "Messi, Messi, Messi!" pic.twitter.com/s7EkwPmuIJ
— EuroFoot (@eurofootcom) April 5, 2023
Emri i Messit nuk po brohoritet në stadiumin e famshëm për herë të parë që nga largimi, pasi që më 26 mars përpara finales së Ligës së Mbretërve të sponsorizuar nga Gerard Pique ishte bërë e njëjta gjë. Një numër ish-lojtarësh dhe aktualë të Barcelonës e kanë inkurajuar argjentinasin të kthehet në Barcelonë për kontratën e fundit të madhe të karrierës së tij.
*Kujtojmë se deri në këtë moment janë zhvilluar 25 minuta lojë dhe rezultati i takimit mbetet akoma 0:0, ndërsa Barcelona avancon nga ndeshja e parë me rezultat të përgjithshëm 1:0.
