Pamje: Arabia Saudite humb penalltinë, Szczesny bën pritje fantastike - NACIONALE

Pamje: Arabia Saudite humb penalltinë, Szczesny bën pritje fantastike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Wojciech Szczesny përmes një pritje fantastike ia ka mohuar golin e barazimit Arabisë Saudite.

Në minutën e 44-të, pasi rishikoi vetë aksionin, gjyqtari i ndeshjes dha mendimin se Saleh Al Shehri ishte penguar në formë të parregullt nga mbrojtësi polak.

Megjithatë, nga 11-metërshi gaboi Salem Al Dawsari, pasi Szczesny ishte fantastik duke u zgjatur dhe duke ia lexuar trajektoren e goditjes.

Kështu, rezultati vijon të jetë 1:0 në favor të Polonisë.

Lajme të ngjashme