Pamje: 15 lëvizjet gjeniale që u përsëritën nga lojtarë të mëdhenj, pasi i kishte bërë fillimisht Pele - NACIONALE

Pamje: 15 lëvizjet gjeniale që u përsëritën nga lojtarë të mëdhenj, pasi i kishte bërë fillimisht Pele

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, Pele vdiq në moshë 82-vjeçare pas një përballje të gjatë me kancerin. Ai do të mbahet mend përgjithmonë si një futbollist i paharrueshëm. Driblimet e tij i mbijetuan edhe kohës.

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka qenë njëri prej lojtarëve më produktivë dhe teknikë që ka njohur ndonjëherë ky sport.

Të gjithë bota e futbollit sot është në zi në nderim të karrierës së tij sublime. Ai ka qenë një gjeni i lëvizjeve me topin dhe i driblimeve të veçanta.

Janë pesëmbëdhjetë (15) lëvizje gjeniale që së pari janë parë nga Pele në fushën e blertë, e që më pas janë përsëritur edhe nga lojtarë të tjerë të mëdhenj, si: Messi, Maradona, Cristiano Ronaldo, Ronaldinho, Adriano, Ronaldo, Romario, Beckham, Neymar, Van Persie, Zico, Damiao, Inzaghi apo Ganso.

Në këto pamje mund të shihen se si këto lëvizje, goditje dhe depërtime i pari kishte qenë Pele që i kishte bërë.

Ronaldo kujton Pelen

Pele ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pas një ‘lufte’ që disa javë me kancerin, ku ishte mbetur i shtrirë në spital.

Pas kësaj ka reaguar edhe Ronaldo, i cili shkroi se Pele do të mbetet përgjithmonë një referencë dhe frymëzim, derisa nuk do të harrohet asnjëherë.

“Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një "lamtumirë" e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përqafon aktualisht”.

“Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregove përherë ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit. U prefsh ne paqe Mbreti Pelé”, shkroi portugezi.

Lajme të ngjashme