Pajme: Gabimi i tmerrashëm i portierit të Drenicës që ia dhuroi tri pikë Ballkanit - NACIONALE

Pajme: Gabimi i tmerrashëm i portierit të Drenicës që ia dhuroi tri pikë Ballkanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani shënoi një fitore të vështirë ndaj Drenicës, duke e mposhtur me rezultat 0:1 në kuadër të xhiros së 29-të në Premierligë.

Me një gol të Edvin Kuc, “Xhebrailat” morën një fitore të madh duke marrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.

Sidoqoftë, ky gol erdhi si pasojë e gabimit të portierit vendas. Ishte Altin Gjokaj që provoi ta kapte topin në goditjen që dukej si harkim i Kucit dhe aksidentalisht përfundoi në rrjetë.

Natyrisht eksperienca e bën të veten, me 17-vjeçarin që tash e disa muaj po luan titullar dhe shpesh herë e ka shpëtuar Drenicën, prandaj është normale edhe gabimi i tillë.

Gjokaj përndryshe është duke marrë ftesë edhe nga kombëtarja e Kosovës falë paraqitjeve të mrekullueshme këtë edicion në fanellën “Kuq e Zi”.

Lajme të ngjashme