Pa gola në pjesën e parë mes Spanjës dhe Italisë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në derbin ndërmjet Spanjës dhe Italisë.
Spanja ka qenë skuadër shumë më e mirë se Italia gjatë këtyre 45 minutave, por që nuk arriti t’i konkretizojë rastet.
Pedri rrezikoi pas vetëm dy minutave, duke dështuar të shënojë me kokë nga afërsia, goditje të cilën e devijoi Ginaluigi Donnarumma.
Spanja rrezikoi edhe me lojtarë të tjerë, sidomos me anësorët e krahut Nico Williams dhe Lamine Yamal, që ishin thjesht të pandalshëm në driblime. Rast tjetër të mirë kishte edhe Morata, që gjithashtu dështoi nga afërsia.
Italia në këtë pjesë bëri një paraqitje tejet të zbehët, duke u mbrojt gjatë tërë kohës dhe tentuar të bëjë disa kundërzbritje, që ishin të pasuksesshme.
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjëra skuadër do të arrijë t’i fitojë pikët e plota.